Categories Lajme

Nën efektin e drogës, 40-vjeçari tenton të vrasë prindërit në Tiranë

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka dhunuar dy prindërit e tij, dhe ka tentuar që ti qëllojë me thikë. Pas arrestimit, atij i është bërë testi i drogës, ku ka rezultuar pozitiv.

Njoftimi i policisë: Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Nën efektin e lëndëve narkotike, ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata me mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi R. Xh., se djali i tij ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj tij dhe bashkëshortes, si dhe i kishte kanosur ata me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, djalin e tij, shtetasin T. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi T. Xh., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, nën efektin e lëndëve narkotike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME