Categories Lajme

‘’Doje edhe letër higjenike!”, Dylgjeri ‘kryqëzon’ Mukën pas dorëheqjes: Këtu vetëm goja dhe dora punon!

Dorëheqja dy javë pas marrjes së postit të zëvendësministrit të Arsimit nga ana e Taulant Mukës ka sjellë një sërë reagimesh në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Një nga arsyet që dha Muka pas dorëheqjes ishte dhe ajo se në zyrat e ministrisë mungonin dhe kushtet minimale si uji apo letrat higjenike.

Në nje reagim tejet ironizues Ylli Dylgjeri duke iu drejtuar në mënyrë direkte Mukës shkruan se ai u nxitua dhe se letra higjenike nuk mund të jetë arsye për të lënë punën në ministri.

Më tej lidhur me pretendimet e Mukës se nuk kishte gjetur asnjë dosje në arkiv nga ana e paraardhësit, Dylgeri shkruan se kështu funksionon në vendin tonë dhe shkresat hidhen me thasë nga zyrat e administratës shtetërore.

U nxitove Taulant!

Doje dhe leter higjenike? Eshtë arsye për të lene punën kjo Taulant? Per te lene Ministrine?

Unë them jo! Te mblidhje bythen Taulant! Çfare eshte ketu Danimarke që duhet bytha e paster? Ne kete vend nuk ka me letra! Eshte mbyllur edhe Drejtoria e letrave te popullit. Vetëm on line! Gjithshka on lineTaulant! Dhe pastaj nese jo, ti drejtoheshe PLATFORMES. Do shihje ti si te zgjidheshin pastaj edhe bytha edhe letrat higjenike. Do te shihnim ne TV-te se si do te ishte zgjidhur halli. Po ti…U nxitove Taulant!

Je mesuar ne perendim Ti, qe ta lan bythen sifoni hidrahulik. Por jo, ketu vetem goja dhe dora punon!  Në këte kohë kur vendi kërkon duar te pastra, ti kerkon bythe te paster!

U nxitove Taulant!

Doje dhe arkiv e shkresa ne zyre nga paraardhesi. Tutkun!

Si i kerkove xhanem. Kush le gjurme ne zyre kur le punen ne kete vend. Po s’ke faj. Je fresh. Nuk e di ti si dalin me thes te zi shkresat ne koridor. Po erdhe ne kohe kape ndonje leter, po vonove do e besh nga e para arkiven e zyres.

E fundit Taulant. Ti ishe zv Minister. Edhe ketu ke gabuar Taulant. ZevendesMinistri ankohet, largohet, pastrohet, ne mungese dhe me porosi te Ministrit. U nxitove Taulant!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME