Categories Lajme

Dokumenti/ Zbulohet projekti për ujësjellësin e Tragjasi:. Pse i është fshehur banorëve të fshatit?

Është zbuluar nga mediat dokumenti i plotë për projektin e ujësjellësit të Tragjasit. Sipas dokumentit të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve vetë burimi i ujit nga viti 2018 deri në vitin 2022 është rritur nga 740 litra në sekondë në 870 litra në sekondë. Analizat konkrete kundërshtojnë atë çfarë u është thënë banorëve deri më tani që uji i burimit është në rënie. Sipas dokumentit prurjet janë të mjaftueshme për të mbuluar fshatin Tragjasë nga 2 orë në 24 orë, nevojat bujqësore të të gjithë zonës dhe nevojat e industrisë së turizmit në këtë krahinë. Dokumenti thuhet “Theksojmë se diferenca e prurjes minimale prej 700 – 430 = 270 litra/sekondë është e mjaftueshme për të ruajtur mjedisin përreth si prurje ekologjike por gjithashtu edhe për t’u përdorur për vaditjen e tokave bujqësore të fshatit Tragjasë.”

Dokumenti zyrtar është gjithashtu shumë i qartë edhe për qëndrimin e oponencës së Shërbimit Gjeologjik Shqiptar i cili rekomandon: “Në rast se prurja mund të ulet, përparësi duhet ti jepet kaplazhit që përdoret aktualisht për furnizimin me ujë të fshatit Tragjasë dhe Rradhimë që furnizohen duke shfrytëzuar burimin e Izvorit.” Projekti i ujësjellësit jo vetëm që parashikon prurjet dhe sasitë që do të përdoren por edhe paracakton prioritet në rastet e situatave emergjence ku prurjet e burimit ulen.

Pas sqarimit të situatës nga ana e Kryeministrit u shoqërua edhe me nxjerrjen nga sirtarët të këtij dokumenti që tregon sesi do të implementohet ndërtimi por edhe implementimi praktik pasi të ndërtohet. Në këtë formë banorët e fshatrave informohen edhe zyrtarisht për shqetësimin e paraqitur prej tyre mbi të cilin individë të caktuar kanë ngritur dhe organizuar protestat.

Dokumenti/ Zbulohet projekti për ujësjellësin e Tragjasi:. Pse i

Dokumenti/ Zbulohet projekti për ujësjellësin e Tragjasi:. Pse i

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME