Categories Lajme

Doli me biçikletë dhe u zhduk! Kunati i 40-vjeçarit shkodran: Nëse na dëgjon, kthehu në shtëpi, të presim krahëhapur

Andi Lekaj, 40-vjeç, banues në zonën Dudas të Shkodrës, u largua pasditen e së enjtes të një jave më parë, duke humbur çdo kontakt me të afërmit e tij. Emisioni ‘pa Gjurmë’ në Report Tv, trajtoi sot historinë e 40-vjeçarit nga Shkodra të humbur prej 8 ditësh, duke kërkuar informacione të vlefshme për t’i dhënë një lajm të gëzuar familjarëve të tij.

Me vete ka marrë vetëm kartën e identitetit dhe një aparat celulari, por ai del i fikur që prej ditës kur ai u zhduk.  Andi u largua me biçikletën e tij, e cila rezulton e zhdukur bashkë me të. Ai jetonte i vetëm dhe për këtë arsye nuk njoftoi askënd kur u largua.

“Në shtëpi i gjeta pasaportën, por jo kartën e identitetit. Kemi kontrolluar në banesë dhe nuk kemi gjetur asnjë lektër, që të besojmë se është larguar me vetëdije. Kemi bërë edhe denoncimin në policinë e Shkodrës. Nëse na dëgjon të bëjë të gjithë përpjekjet dhe të kthehet në shtëpi, të gjithë e presin krahëhapur. Besojmë gjërat më të lehta, që ndoshta është futur në një rrugë pa krye dhe ndoshta nuk i ka dhënë dum, sepse nuk ka ikur asnjëherë nga shtëpia”, tha në një lidhje direkte me studion nga Shkodra, kunati i Lekajt.

Sipas informacioneve të marra, një ditë para se të zhdukej, Andin e kanë parë në Shirokë, ndërsa ditën që u largua, pra të enjten, e kanë parë në Oblig, rrugës për në pikën kufitare të Muriqanit.

Familjarët kanë bërë menjëherë denoncimin në polici, por Andi Lekaj, sipas sistemit TIMS, nuk rezulton të ketë kaluar kufirin në mënyrë të ligjshme. Dyshimet janë se ai të ketë kaluar kufirin në mënyrë ilegale, duke i shpëtuar policisë.

Andi Lekaj, atë ditë kishte veshur një palë xhinse dhe një këmishë të bardhë. Është i  gjatë 170 cm, me flokë kaçurrela, te zeza  me trup të dobët. Kjo është hera e parë që Andi largohet nga shtëpia në këtë mënyrë, pa lënë asnjë gjurmë.G.M./r.k./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME