Categories Lajme

“Doli ti blinte qumështin gocës, si të ikte fëmija aq shpejt”, dëshmitarja tregon si e gjeti nëna pa je të foshnjen 3 muajshe, hedh dyshime se

Një foshnjë rreth 3 muajshe është gjetur e pa.jetë ditën e djeshme në banesë nga nëna e saj, Sote Ozuni. Ngjarja e rë.ndë është shënuar në zonën e Librazhdit, ku, sipas deklarimeve të dhëna në Polici, nëna është larguar nga banesa për pak kohë në dyqan për të blerë qumësht për foshnjën e saj.

Ajo është shprehur se kur ka shkuar në banesë, ka parë që fëmija nuk po reagonte. Pas kësaj, ajo ka kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët e kanë dërguar fëmijën në spital. Fatk.eqësisht, mjekët nuk kanë mundur të ndërhyjnë, pasi bebja ka qenë e paj.etë. Sakaq mësohet se foshnjës do t’i bëhet ekspertiza mjekoligjore për të zbuluar edhe shkakun e vd.ekjes së saj.

Por sa i takon nënës së bebit, Sote Ozuni, nuk është rasti i parë që i ndodhin aks.idente të tilla tr.agjike. Pak vite më parë, asaj i ka vd.kur aks.identalisht një vajzë e mitur. Ndërsa në muajin qershor të këtij viti, djali i saj rreth 4 vjeç u hodh nga dritarja. Asokohe u tha se ai ishte mbyllur brenda me çelës nga nëna e tij. Djali, pasi ka qëndruar disa orë vetëm, ka kërkuar praninë e nënës.

Pas kësaj, ai ka dalë në dritare duke thërritur nënën, ku edhe ra nga lartësia. Fatmirësisht, fëmija nuk pësoi dëm.time. Sote Ozuni është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe përpiqet që të rrisë fëmijën me mënyra të ndryshme.

DËSHMITARËT: NËNA U LARGUA PËR 6-8 ORË

Lidhur me ngjarjen e rë.ndë, janë marrë edhe dëshmitë e personave që kanë qenë fqinjë me nënën e Sote Ozunin. Ata janë shprehur se nëna e ka br.aktisur fëmijën e saj për rreth gjashtë ose tetë orë, pasi ka dalë në qytetin e Librazhdit.

Ndërsa një grua tjetër që banon afër me nënën e foshnjës, është shprehur se Sote Ozuni kishte dalë nga shtëpia për të blerë qumësht për fëmijën e saj të vogël. Kur është kthyer në shtëpi, është shprehur dëshmitarja, fëmija është gjetur pa shenja je.te.

“Unë nuk e di, ajo bëri vaksinat pardje. Vajtëm në shtëpi t’i jepte gji, goca ishte pa je.të. Unë e kam rritur vetë atë gocë. Ishim në supermarket, bleu dy tasa për ushqimin, qumësht gocës. Kaq ishte moj bijë, si të ikte fëmija aq shpejt. E ka zënë sëm.undja e tokës ose i ndikuan vaksinat”, është shprehur ajo. M. S./Panorama.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME