Categories Lajme

Greqia zgjedh presidenten, gruaja e parë në drejtimin e shtetit

Me 261 vota, Katerina Sakellaropoulou u zgjodh nga Parlamenti Grek në postin e Presidentes së Republikës Greke. Sakellaropoulou, e nominuar nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, është gruaja e parë Presidente Greke dhe e para që pranohet nga tre parti parlamentare.

Në fakt, ajo u zgjodh në raundin e parë me shumë më tepër sesa shumica e nevojshme për dy të tretat e Parlamentit (200 vota), siç parashikohet në nenin e rishikuar 32 të Kushtetutës.

E zgjedhura e re, fitoi mbështetjen e 261 ligjvënësve në parlamentin me 300 vende. Ajo u mbështet nga qeveria e Demokracisë e Re, opozita e majtë SYRIZA dhe aleanca e qendrës së majtë Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

Sakellaropoulou është Presidenti i 13-të i Republikës dhe pason Prokopis Pavlopoulos në zyrën më të lartë shtetërore. Drejtuesja e re e Pallatit Presidencial do të betohet në një seancë solemne menjëherë pasi mandati i Pavlopoulos të përfundojë në 13 Mars.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME