Categories Showbiz

“Donald të dua”, Me parashutë pranë shtëpisë së ‘Big Brother’, Donaldi përlotet nga surpiza

Sot ka ardhur një befasi e veçantë për aktorin, Donald Veshaj, brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP. Teksa banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë, një parashutë me dy persona është afruar përreth tyre.

Njëri nga personat ishte vëllai binjak i aktorit, Romeo Veshaj, i cili mbante një baner ku shkruhej “La Famiglia”, fjalë të cilën Donaldi e ka të bërë tatuazh në gjoks.

Duke mos zbritur në tokë, parashuta qëndroi afër tyre për disa minuta, duke e emocionuar Donaldin, i cili është ndër banorët e parë që ka hyrë në shtëpi, mbi një muaj më parë.

“Donald të dua”, dëgjohet të thotë Romeo nga lartë, gjë që e bëri edhe më të bukur këtë moment, teksa Donaldi u pa i përlotur pas gjithë kësaj befasie.

Që nga hyrja në shtëpi, me personat nga jashtë Donaldi deri tani është takuar vetëm me prezantuesen Bora Zemani, me të cilën pas disa vitesh lidhje, ishte ndarë kur hyri në shtëpi, ndërsa bën një takim romantik dhe plotë emocione në një nga spektaklet e Big Brother VIP. Ndërkohë, kujtojmë që sonte mbahet spektakli i radhës javor, ku pritet eliminimi i njërit prej banorëve të nominuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME