Categories Lajme

Donald Trump emërohet kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është zyrtarisht kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në të cilat ai do të garojë kundër demokratit Joe Biden. Trump, i cili synon një mandat të dytë si president i SHBA-ve mori shumicën e votave, siç pritej, në fillimin e një kongresi katër ditor republikan që mbahet në Charlotte, Karolina Veriore.

Trump mbajti fjalimin në Konventën Republikane, ku iu drejtua me një mesazh të pranishmëve.“Kjo është zgjedhja më e rëndësishme në historinë e vendit tonë, mos lejoni që ata të largojnë prej jush,” tha Trump duke iu referuar demokratëve.

Në kongres do të marrin pjesë fëmijët e Trump, udhëheqësit republikanë dhe figura të tjera të rëndësishme. Sonte fjalimet do të mbahen edhe nga zëvendëspresidenti Mike Pence, si dhe ambasadorja e SHBA në OKB Nikki Haley dhe një çift nga Misuri që “mirëpritën” protestuesit e mbledhur në lëvizjen “Lives Matter” me armë para shtëpisë së tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME