Categories Lajme

Tur solidariteti i çiklistësve italianë me mjekët dhe infermierët shqiptarë

“Shqipëri e vogël zemër e madhe! Vëllazëri në momentet më të vështira!”. Kështu u shprehën Agostino Miozzo, Kordinator i Komitetit Teknino Shkencor i qeverisë italiane për përballimin e infeksionit COVID, i pranishëm në krye të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, në pritjen që iu rezervua grupit të çiklistëve nga Conegliano Veneto, në përfundim të turit të solidaritetit me mjekët dhe infermierët shqiptarë.

Grupi i apasionuar i çiklistëve përshkoi rreth 1300 kilometra me etapa të ndryshme simbolike, për të falenderuar mjekët dhe infermierët që shërbyen në spitalin e Brescias gjatë emergjencës së COVID në Itali, për të mbërritur në Romë, ku u pritën në Departamentin e Mbrojtjes Civile Italiane, duke finalizuar etapën e fundit në Ambasadën shqiptare.

Çiklistët nga Rajoni i Venetos, të shoqëruar nga Koordinatori Kombëtar i Komitetit Tekniko Shkencor i qeverisë italiane për përballimin e COVID-19, Agostino Miozzo dhe Kryetari i Bashkisë së Conegliano Veneto, Fabio Chies, përshkuan edhe Sheshin Albania, ku ndodhet monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skërnderbej.

Etapa në këtë shesh historik të komunitetit shqiptar e arbëresh në kryeqytetin italian, simbolizonte edhe mbërritjen në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Plani për mbërritur në Tiranë nga Conegliano Veneto me biçikleta për të falenderuar e takuar mjekët e infermierët dhe Kryeministrin Edi Rama, ishte objektivi dhe dëshira e grupit, që nuk mundi të realizohej kësaj radhe, për arsye të situatës krijuar nga COVID-19.

Gjatë takimit me Ambasadoren Bitri Lani, u dorëzuan çmimet dhe dhuratat simbolike “të Qytetit europian të Verës” për mjekët dhe infermierët shqiptare, me dedikimet e Guveranatorit të Rajonit të Venetos, Luca Zaia dhe ish-trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, në lidhje të drejpërdrejtë me disa prej tyre në Tiranë. Gjatë ceremonisë ishte i pranishëm edhe kampioni shqiptar i çiklizmit Eugert Zhupa, pjesëmarrës në katër edicione të garës me fame botërore “Giro d’Italia”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME