Categories Lajme

Manastirliu: Në qeverisjen tuaj u bllokuan specializimet, që prej 2018-ës mbi 300 mjekë në sistem

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar sot duke iu përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili bazuar në të dhënat e OBSH-së për numrin e mjekëve në Shqipëri, dha alarmin duke thënë se ky numër është shumë i vogël në raport me popullsinë. Në reagimin e saj ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se qeveria e Partisë Socialiste e ka vendosur me vepra e me fakte jo me llafe mjekun në qendër të politikave të saj për Shëndetësinë.

“Disa të dhëna të OBSH-së, fatkeqësisht të servirura gabimisht si aktuale edhe nga vetë kreu i shtetit mbi numrin e mjekëve për banorë në Shqipëri, kanë shërbyer sot si arsye për sulmin e radhës ndaj qeverisë. Të dhënat në fjalë, i referohen vitit 2016 dhe për ata që ende nuk e dinë, atë vit Shqipëria dhe sistemi ynë shëndetësor, vazhdonin të vuanin pasojat e një prej vendimeve më absurde që është marrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri, në historinë e sektorit të shëndetësisë: bllokimi i pashpjegueshëm, për plot 4 vite, i specializimeve të mjekëve të rinj. Kështu kishte vendosur koalicioni qeverisës i periudhës 2009-2013, dhe për 4 vjet me radhë, Shqipëria nuk nxori dot asnjë mjek specializant”, tha ministrja.

Sipas saj, falë zhbllokimit të menjëhershëm që iu bë specializimeve me ardhjen në krye të qeverisë së Partisë Socialiste, prej vitit 2018 kur mbaruan specializimet e para dhe në vijim, janë 309 mjekë më shumë në sistem, të cilët falë kontratave që kanë me MSHMS ofrojnë shërbim atje ku janë nevojat e vendit. “Kur detyrohemi të bëjmë krahasimin mes rrënimit të 7 vjetëve më parë në shëndetësi, nuk flasim vetëm për mungesën e ilaçeve bazë dhe serumeve, as thjesht për spitalet e katandisura në tregje mallrash dhe të gjësë së gjallë, ku kafshët shiteshin, shëtisnin e kullosnin nëpër mjediset e spitaleve, ndërsa njerëzit trajtoheshin rëndom si kafshë që s’meritonin as batanije apo çarçafë”, u shpreh Manastirliu.

Jo, shpjegoi ministrja, e kemi fjalën para së gjithash, për shkeljen e bluzave të bardha, me trajtimin poshtërues dhe shpërblimin qesharak, që u bëhej pikërisht prej atyre që ishin në qeverinë e bllokimit të specializimeve dhe që sot flasin sikur kanë zbritur nga Hëna me krahë engjëjsh Sipas saj, qeveria e Partisë Socialiste e ka vendosur me vepra e me fakte jo me llafe mjekun në qendër të politikave të saj për Shëndetësinë.

“Për këtë arsye sot, mjekë dhe infermierë, bëhesh jo prej tarafit, shokut, mikut, partisë, por prej meritës dhe vetëm meritës. Vetëm në dy vitet e fundit në sistemin tonë shëndetësor janë punësuar mbi 600 mjekë dhe 2400 infermierë. Përgjatë qeverisjes sonë, falë politikës së re të pagave dhe taksimit të ndershëm, tha Manastirliu, paga mesatare e mjekëve është rritur me 26 %, ndërsa paga mesatare e infermierëve është rritur me 27 %.

“Kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim bonusin prej 2.5 milionë lekë mbi pagën për mjekët që ofrojnë shërbime larg vendbanimit dhe bonusin special prej 1.000 euro, për çdo mjek e infermier që punon në vijën e parë të luftës me COVID”, u shpreh ministrja. Për këtë arsye, theksoi ajo, kemi investuar në infrastrukturë, për të bërë që mjekët tanë të punojnë, siç thonë vetë ata, “në kushte që dikur as nuk i kishin ëndërruar dot më, pas zhgënjimeve me dekada”.

“Nuk ndalojmë askënd që të vazhdojë të bëjë – siç ka bërë gjithmonë – politikë me sëmundjen, me spitalin, me mjekun, me infermierin, me ilaçin, me pandeminë. Por, në anën tjetër, askush nuk mund të na pengojë që t’u vëmë përpara fytyrës, pasqyrën ku shihet qartë ndryshimi rrënjësor që ka pësuar sektori i Shëndetësisë, që nga koha kur kemi nisur rrugën e rilindjes së Shëndetësisë. Me punë dhe pa fjalë”, deklaroi ministrja./a.gjonaj//a.a/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME