Categories Bota, Lajme

Donald Trump, thirrje qytetarëve: Votoni dy herë!

Donald Trump u ka thënë qytetarëve në shtetin e Karolinës së Veriut të votojnë dy herë në zgjedhjet e nëntorit, pavarësisht se kjo është e paligjshme. Trump sugjeroi që votuesit të votojnë një herë personalisht dhe një herë të dytë me postë, në mënyrë që të testojnë sistemin. Presidenti shpesh ka hedhur pretendime për efikasitetin e votave postare. “Le t’i dërgojnë brenda dhe le të shkojnë të votojnë,” i tha ai të mërkurën transmetuesit WECT-TV të Karolinës së Veriut. “Dhe nëse sistemi është aq i mirë sa thonë ata, atëherë padyshim që nuk do të jenë në gjendje të votojnë (personalisht)”, shtoi presidenti.

Të votosh më shumë se një herë konsiderohet krim elektoral. Prokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Veriut Josh Stein shkroi në Twitter: “Sigurohuni që të votoni, por nuk mund votoni dy herë! Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë që të sigurohem që vullneti i njerëzve të mbrohet në nëntor”. Demokratët gjithashtu kanë akuzuar Presidentin Trump dhe partinë Republikane për përpjekjen për të shtypur votën në mënyrë që të ndihmojnë palën e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME