Categories Lajme

Lungomare 2 në Vlorë/ Po merr jetë një tjetër hapësirë publike fantastike me plazh me 5 yje

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e Lungomares 2 në Vlorë, ku po merr jetë një tjetër hapësirë publike fantastike, me një plazh me 5 yje, me pishinë olimpike dhe pishinë për fëmijë, si edhe shëtitoren që lidh pa ndërprerje Skelën me Ujin e Ftohtë. Kryeministri u shpreh se “me këtë investim sipërfaqja e krijuar është pa frikë 2-fish e gjysmë më tepër se më parë, kur ishte sikur futeshe në një xhep fals”. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli informoi se plazhi me 5 yje në segmentin e dytë të Lungomares po merr formë dita-ditës.

“Ka përfunduar pjesa më e madhe e shtrimit të pishinës olimpike, e cila do të jetë me ujë të kripur dhe të ëmbël. Do të ketë edhe një pishinë për fëmijë. Njëkohësisht në pjesën mbrapa do të ketë një parkim i dedikuar me 160 vende, do të ketë vende të dedikuara për personat me aftësi të kufizuar dhe ambiente shërbimi”, tha Leli.

Ai informoi po ashtu se “kanë ecur punimet te shkallarja, ku janë pjesët më të vështira dhe komplekse të projektit, pasi kemi përballjen me detin që kushtëzon ritmin e punimeve dhe po kryhet një punë cilësore e standardit të lartë”.

Leli theksoi se “zgjerimi i rrugës ka mbaruar dhe muri anësor është bërë me beton të zi cilësor”. Po ashtu, ai tha se është rikuperuar plazhi nga investimi publik. “Është rikuperuar një sipërfaqe e rëndësishme plazhi me standard shumë të mirë, me zhavorr natyral që krijon atraksion. Shëtitorja vazhdon pa ndërprerje”, tha ai.

Leli tha se “ky është nga investimet më të bukura dhe atraktive të realizuara në bregdet me një standard shumë të lartë projektimi dhe zbatimi”. Projekti parashikohet të përfundojë brenda pranverës së ardhshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME