Categories Lajme

Donte çizme të reja, nëna tenton të shesë beben një-javëshe për €3,000

25 vjeçarja Luiza Gadzhieva u arrestua së fundmi në Moskë pasi kishte nxjerrë në shitje vajzën e saj një-javëshe dhe kishte diskutuar me të motrën për një palë çizme që do të blinte kur të merrte paratë. Nëna e pashpirt do të shiste beben e saj në tregun e zi duke reklamuar se kërkonte prindër adoptues dhe se pranonte 3,000 euro për të dhënë fëmijën. Por oferta e saj u pikas nga autoritetet dhe ajo u arrestua në një operacion ku oficerët u infiltruan si blerës të mundshëm. Më herët Gadzhieva kishte diskutuar me të motrën se kishte zgjedhur një palë çizme që do të blinte pasi të merrte paratë.

Në një video të policisë shihet Gadzhieva që fsheh fytyrën e turpëruar teksa merret në pyetje nga datektivët. Ajo raportohet se i kishte thënë një blerësi: “Mos thuaj ‘ta shes’, kjo tingëllon e pasjellshme. Ti mund të më gjykosh por unë nuk ia dal dot.” Para se të ndërhynte policia, grupimi kundër skllavërisë Alternativa, ishin takuar me gruan për ta bindur të mos e shiste beben një-javëshe. Duke u hequr edhe ata si blerës të mundshëm, grupi shkruante: “Ne u munduam t’i shpjegonim asaj në të gjitha mënyrat për kushtet e këqija që e prisnin fëmijën, por ajo nuk ishte e interesuar për këtë”.

Gadzhieva, nga Dagestan përveç çizmeve do të përdorte paratë dhe si depozitë për blerjen e një shtëpie. Komisioni rus i hetimit tha: “Pas marrjes së parave ajo dha i fëmijën klientit dhe i shkroi një faturë. Gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi krimin dhe u akuzua. Aktualisht jeta e fëmijës nuk është në rrezik. Hetimet vazhdojnë”. Bebja është marrë nën kujdes nga autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME