Categories Lajme

Luan Rama publikon mesazhet: Prindërit e nxënësve në Tiranë detyrohen t’u paguajnë mësuesve testet për Covid

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, denoncon skandalin e radhës në shkollat e Tiranës. Sipas tij, prindërit e nxënësve po detyrohen të paguajnë testet e Covid për mësuesit. “Disa drejtori shkollash, kryesisht me anë të kryetarëve të bordeve të prindërve, por edhe përmes mësuesve kujdestarë, u janë drejtuar prindërve të nxënësve me sms dhe iu kërkojnë që ata të kontribuojnë me një shumë të caktuar në lekë për të përballuar kostot e testeve antikovid që duhet të bëjnë mësuesit!”

Për Luan Ramën, ky është një akt i turpshëm dhe në shpërdorim të plotë të marrëdhënieve të prindërve të nxënësve me shkollën, që jo vetëm demaskon propagandën e gënjeshtërt dhe mashtruese të qeverisë në lidhje me masat e marra për administrimin e pandemisë së koronavirusit, por nxjerr zbuluar abuzimin dhe vjedhjen nën maskën e masave që kërkon të imponojë qeveria.

Postimi i plotë në facebook Skandali i rradhës në shkollat e Tiranës: Prindërit e nxënësve, detyrohen të paguajnë për testet antikovid të mësuesve! Edhe një skandal tjetër me bekimin dhe “përkujdesjen” e qeverisë, shfaqet nëpër shkollat e kryeqytetit.

Disa drejtori shkollash, kryesisht me anë të kryetarëve të bordeve të prindërve, por edhe përmes mësuesve kujdestarë, u janë drejtuar prindërve të nxënësve me sms dhe iu kërkojnë që ata të kontribuojnë me një shumë të caktuar në lekë për të përballuar kostot e testeve antikovid që duhet të bëjnë mësuesit!

Ky është një akt i turpshëm dhe në shpërdorim të plotë të marrëdhënieve të prindërve të nxënësve me shkollën, që jo vetëm demaskon propagandën e gënjeshtërt dhe mashtruese të qeverisë në lidhje me masat e marra për administrimin e pandemisë së koronavirusit, por nxjerr zbuluar abuzimin dhe vjedhjen nën maskën e masave që kërkon të imponojë qeveria.

Ja teksti i mesazhit që iu është dërguar prindërve të nxënësve nga ana e kryetarit të bordit të nxënësve të një prej shkollave të kryeqytetit, të cilin ma dërgoi njëri nga prindërit:

“Pershendetje, faleminderit per informacionin.

Pyetje 1) A ju japin mesim femijeve tane dy mesueset qe kane dale pozitive? 2) Respektimi i masave, a perfshin mbajtjen e maskes gjate mesimit edhe per femijet dhe mesuesit qe flasin (pergjigjen ne mesim ose shpjegojne)?

Pyes, se me c’lexojme covid merret kryesisht nga ajri dhe maska mbron si vetveten si te tjeret.

Per kontributet që na është kërkuar nga drejtoria e shkollës qe ti mbledhim na lajmeroni kush po merret me ate proces qe t’jua japim femijeve t’i sjellin. Nje rezultat negativ i tamponit per nje person jo simptomatik, nuk garanton qe personi nuk mund te zhvilloje covid dhe te jete ngjities ne ditet ne vijim, keshtu qe vija e pare duhet te jete zbatimi i mbajtjes se maskave. Gjithsesi, jam shume dakort te mbledhim fonde per te testuar rastet kur mesuesit vet dyshojne qe jane ekspozuar ose kane simptoma”.

Ja edhe përgjigjja e prindit:

“Mirmbrema e faleminderit per njoftimin.

Jam dakort te mblidhen fonde. Sa per testime eshte e pamundur qe sa here te kete te infektuar te pergjigjemi me testime kur shteti nuk funksionon e keto teste kushtojne. Kusht i domosdoshem duhet te jete maska. Na thoni per fondin sa duhet te paguajm ta dergojme me femijen. Naten e mire!”

Rasti është skandaloz, ndaj qytetarët jo vetëm duhet të mos paguajnë asnjë lek, por të denoncojnë cilindo që tenton t’iu imponohet me anë të kësaj skeme mashtrimi dhe vjedhjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME