Categories Lajme

Donte të dëmtonte me makinë xhamin e dyqanit, shqiptari përplaset për vdekje në Itali

Xhelozia i ka marrë jetën një 43-vjeçari shqiptar në Leçe të Italisë. Mediat lokale bëjnë me dije se Klodjan Zoga është gjetur i vdekur brenda makinës së tij pasi ishte plagosur rëndë me xhamat e vitrinës së një dyqani.

Shqiptari ka shkuar të dëmtojë xhamin e vitrinës së një dyqani, por kur është plagosur ai ka vendosur të marrë makinën dhe të niset për në shtëpi për të humbur gjurmët.

Por për shkak të gjakderdhjes së madhe shqiptari banues në Poggiardo ka humbur jetën në makinë.

Sipas hetuesve 43-vjeçari shqiptar ishte murator dhe pronar i një firme individuale dhe dyqani ku ai ka shkuar ta dëmtojë është i një banori vendas që operonte në sektorin e ndërtimit.

Nuk dihet se çfarë e shtyu shqiptarin ta bënte këtë gjest, por dyshimet janë për arsye xhelozie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME