Categories Lajme

“Dora e qeverisë së korruptuar preku dhe personat me aftësi të kufizuara”, Pampuri: Asnjë shpërblim për festa

Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri, ka reaguar ashpër për faktin se qeveria ka vendosur të mos shpërblejë për festat e fundvitit personat me aftësi të kufizuara. Pampuri shkruan në “Facebook” se jeta e këtyre personave është vështirësuar vitet e fundit falë politikave sociale të ndërtuara nga qeveria në disfavor të tyre. “Këtë fundvit kjo kategori u penalizua duke mos i paguar pagesën e fundvitit, e cila është detyrim ligjor, dhe e kundërta, pra mospagimi është shkelje ligjore”, shkruan ndër të tjera ish-deputetja.

Postimi i plotë i Pampurit:

Dora e qeverisë së korruptuar, preku dhe personat me aftësi të kufizuar, në festat e fundvitit.  Qeveria penalizoi këtë fundvit edhe personat me aftësi të kufizuar, specifikisht, personat e verbër. Jeta e personave me aftësi të kufizuar është vështirësuar vitet e fundit, falë politikave sociale të ndertuara nga qeveria, në disfavor të tyre.

Në takime të shumta që kam patur me ta, jam njohur me të gjitha vështirësitë dhe diskriminimin me të cilët ata përballen cdo ditë të jetës së tyre, sikur të mos I mjaftonte vështiresia që kanë dhe pengesat që ajo u sjell. Këtë fakt e ka vënë në pah dhe Komuniteti Special I Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, I cili e vlerëson të papranueshme dhe të rëndë punën e qeverisë dhe situatën aktuale të këtyre personave në Shqipëri. Këtë fundvit kjo kategori u penalizua duke mos i paguar pagesën e fundvitit, e cila është detyrim ligjor, dhe e kundërta, pra mospagimi është shkelje ligjore. Madje edhe reforma e ndërmarrë me VKM 380 të datës 5.06.2019, ka në fokus të ulë pagesat në masën 27 % të buxhetit për PAK.

Të mos paguash apo shpërblesh personat me aftësi të kufizuar, në prag të festave duke I diskriminuar përballë atyre pak kategorive për të cilët u menduan shumë t’i vendosnin një shpërblim tallës e qesharak, siç ishte shpërblimi I pensionistëve, është si të vendosësh barrierë në rrugën e vështirë që kjo kategori përzgjedh të përshkojë. Kjo qeveri nuk kurseu as këta persona, ndërkohë, është e kujdesshme e nuk harron kurrë të shpërbleje me 150 milion dollare, oligarkët, miqtë besnikë të xhepave të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME