Categories Lajme

Hiqen pasaportat e shërbimit për gjyqtarët

Nga janari 2020 gjyqtarët nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit me pasaporta shërbimi sipasojë e një vendimi të qeverisë të datës 12 qershor 2019. Vendimi shtrin efektet tek gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Apelit dhe është lënë në fuqi nga Apeli Administrativ të datës 27 dhjetor 2019. Vendimi i qeverisë u padit nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë që kërkonte shfuqizimin e vendimit që u hiqte të drejtën togave të zeza për tu pajisur me pasaporta shërbimi pas datës 31 dhjetor 2019. Palë e paditur ishte Këshilli i Ministrave që mbrojti vendimin. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes Apeli Administrativ rrëzoi padinë.

Ky vendim parashikon që pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të lëshuara para datës 14 qershor 2019 humbin vlefshmërinë më datë 31 dhjetor 2019. Urdhri i qeverisë në pikën 14 parashikon që subjektet që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME