Categories Politike

Dorëheqja e Bogdanit/ Ja kë emëron Basha në postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në PD (emri)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Duke vlerësuar angazhimin e zotit Bogdani për të forcuar lidhjet e Partisë Demokratike me partitë simotra, me PPE dhe me organizatat rinore të qendrës së djathtë europiane, Basha thekson se kontributi i zotit Bogdani do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa.

Basha ka emëruar zotin Arben Kashahu, në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian. Zoti Kashahu është në profesion jurist dhe pas përvojës 5 vjeçare si drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit, ka punuar në disa organizata dhe shoqëri ndërkombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME