Vasilika Vjero është dorëhequr nga detyra e drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pa u mbushur dy javë në këtë detyrë, ku zëvendësoi ish-drejtoreshën Sonila Qato, Vjero ka dhënë dorëheqjen.
Vasilika Vjero ka konfirmuar për gazetarin e Top Channel, Klodian Tomorri, se është larguar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore të vajzës së saj. Ajo konfirmon se aktualisht ndodhet jashtë vendit. “Po është e vërtetë dhe lidhet me shendetin e vajzës sime dhe pamundësia ime pasi vajza është mbi çdo gjë”, është shprehur Vjero për Top Channel.
