Dorezohen 7 drejtoret e pare ne Shkoder dhe zbatojne porosine e prere te Rames qe nje dite me pare nga Lezha dha urdher te shkarkohen te gjithe burrat se jane te paafte.
TE DOREHEQURIT SOT JANE
Kadri Ymeri, drejtor te zyra vendore e Arsimit
Astrit Beci, drejtor i Shendetit Publik
Mustaf Kraja drejtor i Bujqesise
Luan Heta, drejtor i Hidrocentralit
Agim Dardha, drejtor i zonave te Mbrojtura
Edmond Emini, drejor i Postes dhe kryetar i PS Shkoder
Dhe pritet gjithashtu Ardian Dajti, drejtor i Spitalit Shkodër
Një ditë më parë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarkut Shkodër, tha se është marrë vendimi që të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë dhe se prioritet për plotësimin e vendeve vakante do të kenë femrat.
