Categories Sport

Dorëzohet Arthur, e pranon kalimin në Juventus

Mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo, është dorëzuar dhe më në fund do ta pranojë ofertën për t’iu bashkuar Juventusit, ku do të fitojë pagë tri herë më të lartë seç merr tani në Camp Nou.

Marrëveshja 80 milionë euro, Miralem Pjanic plus 15 milionë euro, është arritur mes Barçës dhe Juventusit dhe duhet të pranohet vetëm edhe nga Arthur për t’u finalizuar. Mediat italiane raportojnë se paga që Juventusi ia ka ofruar mesfushorit brazilian e ka bindur atë të pranojë kalimin në Serie A. Atij i është ofruar pagë vjetore në vlerë 5.5 milionë euro plus bonuse.

Kjo do të përbente rritje të madhe page për brazilianin, pasi sipas mediave italiane ajo është tri herë më e lartë se paga e tij në Barcelonë. Calciomercato.it dhe Mundo Deportivo raportojnë se marrëveshja është në fazën finale dhe se Arthur ka hequr dorë nga qëndrimi në Camp Nou.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME