Categories Lajme

Dosja Babale/ Kontradikta Olldashi-Salianji, Alizoti ‘ma.sakron’ ish- deputetin në gjyq: Bëra çfarë më the për të marrë paratë, hap kamerat

Çështja “Babale” vijon të zbulojë pas çdo seance gjyqësore të tjera detaje nga skenari i ngritur nga “selia blu”, për të futur në kurth dhe shantazhuar ish- ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Pas tërheqjes së Fredi Alizotit, një nga të implikuarit në këtë çështje i cili pranoi të bëjë zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish- ministrit, duket se edhe gazetari Jetmir Olldashi ka bërë hapa pas, duke ngarkuar me përgjegjësi ish- deputetin Ervin Salianji, i cili është akuzuar për inskenimin e kësaj ngjarje.

Ndërkohë, dëshmitari Alizoti ka akuzuar ish- ligjvënësin Salianji, duke kërkuar që të hapen arkivat e kamerave në selinë e Partisë Demokratike për të parë momentin kur janë takuar para publikimit të materialeve në media.

Teksa më herët dëshmitari ka pranuar stisjen kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh të premtuar nga ish- deputeti, sot ka kërkuar që PD të bëjë transparente pamjet filmike.

“Je mashtrues pasi unë bëra vetëm atë çfarë më thatë dhe e bëra për të marrë paratë që më kishe premtuar se do të m’i jepje nëse unë do të shtiresha si Agron Xhafaj.

Meqë pretendon se s’më njeh, të hapen kamerat e Partisë Demokratike për të parë se si jemi takuar ne para se të bënim regjistrimin”, mësohet t’i ketë thënë përballë në seancën e sotme gjyqësore Alizoti ish- deputetit Salianji.

Ndërkohë, pas daljes në dritë të këtyre fakteve të reja, gjyqi që u zhvillua te Krimet e Rënda ka marrë një kthesë tjetër, pasi mbrojtësi i gazetarit Jetmir Olldashit, i përfshirë po ashtu në sajimin e këtij audio-përgjimi, hoqi dore nga akti ekspertimit.

Në këtë moment ka ndërhyrë avokati Ardian Vishaj, i cili ka thënë: “Pse hoqët dorë nga aktekspertimi”.

Gjatë procesit pati kundërthënie mes pohimeve, sepse janë konsultuar tabulatet ku Salianji komunikon me “Babalen” që në tetor, kur çështja doli në prill.

Pra Salianji ka pasur komunikim me “Babalen” shumë kohë më parë se sa kjo video të dilte në dritë, gjë që provon se “Babale” ka qënë një person i rekrutuar prej tij për t’i ngritur akuzë publike ish-ministrit.

Ky fakt provon edhe lidhjen midis PD dhe prokurorit Hajdarmataj, që ka përdorur në mënyrë të paligjshme po të njëjtin person të njohur për precedentët penal për realizimin e përgjimeve që më pas rezultuan një bllof pa asnjë element inkriminues të vëllait të ish-ministrit.

Një tjetër pikë e fortë ishte edhe gazetari Jetmir Olldashi, dëshmia e të cilit e dokumentuar gjatë pyetje në Prokurori në procesverbalet e lexuara në gjykatë, ka përplasje të forta me dëshminë e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji sot në seancë.

Olldashi ka deklaruar në Prokurori se këtë video ja ka dhënë Salianji, por ky i fundit sot e ka mohuar, duke ngjallur të tjera dyshime të forta se kemi të bëjmë me një skemë të ngritur shumë kohë më parë për të sulmuar ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, seancat gjyqësore po provojnë mashtrimin publik të ndërtuar në mjediset e “selisë blu” përmes regjistreve të rreme kundrejt premtimit të një pagese prej 200.000 euro, me qëllimin e vetëm për të goditur figurën e kundershtarit politik, ish-ministrit të Brendshëm dhe drejtuesit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME