Categories Lajme

Dosja e plotë/ Djali i vogël ka filmuar babain teksa i dhunonte nënën (Dëshmia)

Nuk është vetëm një video amatore që provon kërcënimet, dhunën dhe kanosjet për vrasje të 41-vjeçares, Bedrie Loka, por janë 3 të tilla. Të treja videon janë realizuar nga aparati telefonik i djalit të vogël i Bedries, K.L, i cili në tre episode dhune ndaj nënës së tij, ka filmuar me telefon babain Xhemal alias Ervis Loka, teksa dhunën, kërcënon me vrasje gruan e tij.

Tre videot janë prova kryesore që ka administruara prokuroria dhe policia e Durrësit, ndërsa oficerët kanë marë në pyetje dhe djalin e vogës të çiftit Loka, i cili ka treguar gjithçka që ndodhte brenda mureve të shtëpisë. “Ora News” ka mësuar se në njërën prej videove Xhemal Loka, e kap në pjesën e kokës bashkëshorten e tij, duke e ofenduar me fjalë fyese, kërcënon dhe godet me sende të forta.

Ndërsa skena me kanosje me thikë dhe kërcënime kanë dy videot e tjera, të cilat janë rregjistruar nga djali i vogël i çiftit. Përmbajtjen e këtyre videove, i arrestuari Xhemal Loka gjatë marjes në pyetje i ka konsideruar si pjesë normale të jetës në çift të ndikuara dhe nga fyerjet ndaj saj në rrjetin social, po dhe distanca.

Deri më tani ai është arrestuar për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj gruas së tij. Ndërsa pritet që këtë javë të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria. Xhemal Loka i ka qëndruar deklaratave të bëra paraprakisht që më 2 janar, se gruan ia vrau sedra pas gjuhës denigruese, fotove me sharje që vazhdonin të qarkullonin në rrjetin social “Tik Tok”.

Në dosjen e policisë thuhet se nëna e 4 fëmijëve i ka ndëruar jetë në datën 3 janar 2024 në qëndrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Policia ka nisur hetimet duke shkuar në banesën e viktimës. Në katin e parë të banesës në dhomën e ndenjes janë gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik, të dyshuar fotoksinë të cilat dyshohet se i ka konsumuar 41-vjeçaria.

Në tapetin e kësaj dhome shikohen dhe mbetje ngjyre gri nga materiali i fotoksinës. Lidhur me këtë ngjarje është marë në pyetje burri i viktimës,Xhemal Loka, i cili ka shpjeguar se më datën 27 dhjetor 2023 ka ardhur në Shqipëri, pasi ndodhej në Francë. Ai ka sqaruar se banon me familjen e tij e përbërë nga Bedrie Loka, dhe 4 fëmijë.

“…kam 3 djem, quhen D.L, K.L. dhe A.L dhe një vajzë që e kam të fejuar. S’qaroj se gruaja ime ka patur stres e ankth në lidhje me kohët e fundit. Gruaja mund ta ketë kryer këtë veprim si pasojë që para rreth një viti persona të paidentifikuar, i kanë hapur një adrresë në “Tik Tok” në emrin e saj…”-ka treguar në polici bashkëshorti. Më tej Xhemal Loka, ka s’qaruar se një natë para ngjarjes Bedrie Loka, ka qënë në rregull nuk ka patur shqetesime, madje e kanë kaluar mirë dhe duke festuar Vitin e Ri.

Por sipas tij prej kohësh ajo kishte shfaqur idenë se nuk përballoj dot për foton që i kanë publikuar në rrjetin “TIK TOK”.
“…unë jam çuar në mëngjes dhe e kam parë Bedrien të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, mu në mes të shtëpisë. Me automjetin e vëllait të tij e kemi trasnportuar deri në urgjencën e Spitalit Durrës, dhe aty i kanë komunikuar se ka konsumuar fotoksinë, dhe e kanë nisur me ambulancë në drejtim të QSUT për mjekime më të specializuara dhe më pas e kanë quar në reanimacion. Por për shkak të gjëndjes së rënduar, ka ndëruar jetë…”-ka treguar Xhemal Loka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME