Categories Lajme

Drama e të moshuarës, humbi jetën e gjithë familja e saj dhe tërmeti e la të pastrehë (Video)

Mes dhjetëra familjeve të mbetura pa strehë në Qytetin Studenti është edhe e moshuara Jeta Tafaji. Gruaja ka rrëfyer për ‘News 24’ një histori të mbushur me shumë dhimbje dhe vuajtje, që nis me humbjen e shtëpisë në firmat piramidale, më pas vdekjen e bashkëshortit dhe dy fëmijëve nga sëmundjet, për ta mbyllur me lajmin e fundit se ka mbetur e pastrehë. Jashtë në të ftohtë, fillikat e vetme, pa një njeri pranë, ku të mbështesë kokën e të qajë hallet që e kanë vënë për fund.

Ato pak orendi shtëpiake që i kanë mbetur nga martesa janë hedhur kapicë mbi barin e lulishtes së qytetit studenti fiks para godinës nr 15, ku e moshuara ka jetuar për 22 vite. Jeta Tafaji nuk ka një familje, pasi familjarët i kanë vdekur. Fillimisht burri e më pas dy fëmijët kanë ikur nga kjo botë, duke e lënë të vetme në dy dhomat me qira në godinën 15 të qytetit studenti.

E si i thonë fjalës kur të vjen e keqja hapi derën, nga sot Jeta Tafaji është zyrtarisht edhe e pastrehë, pasi objekti ku ajo ka jetuar për 22 vite, godina nr 15 është shpallur e pabanueshme dhe do të prishet. Lajmin thotë se ka marrë vesh në sallën e operacionit, ndërsa i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pa e marrë mirë veten ka ardhur të qëndrojë pranë plaçkave të saja që janë e vetmja pasuri që i ka mbetur në jetë.

Të vetmen shtëpi që ka pasur në jetë e humbi në firmat piramidale në vitin 1997. Në kushtet e mungesës së një strehe ajo dhe familja u vendosën në po atë vit në ish-konviktin e Qytetit Studenti pasi bashkëshorti ishte me punë në këtë ndërmarrje. Prej 24 vitesh e moshuara është strehuar provizorisht në qendrën sociale pranë njësisë nr 8 dhe 9, por thotë se nuk mund të jetohet përgjithmonë aty ndaj dhe lutet që të paktën shteti t’i mundësojë një dhomë./ Balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME