Categories Kuriozitete

25 super fotografi kafshësh në garë për fotografinë e vitit (Foto)

Fotografia e dy minjve duke luftuar për një thërrime në një metro të Londrës është pjesë në mesin e shumë fotografive të jetës së egër që po garojnë për çmimin “Wildlife Photographer of the Year LUMIX People’s Choice Awards”, shkruan CNN.

Një leopard duke u larë në diell, si dhe këlyshët e ariut polar duke luajtur në prehrin e nënës së tyre, janë pjesë e garës në mesin e 25 fotografive në total – të zgjedhura online nga 48,000 njerëz nga 100 shtete. Fotografi të tjera nxjerrin në pah mënyrën sesi njerëzit shfrytëzojnë kafshët, duke përfshirë një orangutan me doreza boksi.

Fansat e fotografive të jetës së egër nga e tërë bota mund të votojnë për fotografinë që pëlqejnë në këtë garë, e cila do të mbyllet më 4 shkurt të vitit të ardhshme dhe në të njëjtin muaj do të shpallet edhe fotografia fituese.

Kjo garë është zhvilluar dhe prodhuar nga Muzeu i Historisë së Natyrës, në Londër. Po ashtu, kjo garë organizohet çdo vjet dhe këtë vit po zhvillohet në bashkëpunim me kompaninë Panasonic në Britani të Madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME