Categories Lajme

Drama s’ka fund! Pas goditjes nga tërmeti, fëmija preket nga zgjebja! Izolohet familja në Mamurras

Sikur të mos mjaftonte drama që po përjetojnë familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, mes tyre është shfaqur dhe sëmundja e zgjebes. Një rast i tillë është konstatuar në një nga hotelet e Shëngjinit ku janë të strehuar personat e ngelur të pastrehë nga tërmeti. Burime nga Njësia Vendore e Shëndetësisë në Lezhë bëjnë me dije se i prekuri nga kjo sëmundje infektive është një 5 vjeçar nga Mamurrasi.Menjëherë pas konstatimit ai është izoluar dhe po merr mjekimin. Po ashtu janë izoluar edhe familjaret e 5 vjeçarit nga frika e përhapjes së sëmundjes edhe pse deri në këto momente ata nuk rezultojnë të jenë të infektuar. Bluzat e bardha bëjnë me dije se familja 4 anëtareshe nga Mamurrasi kanë qëndruar disa ditë në çadër dhe aty mendohet se është infektuar 5-vjeçari dhe kjo është vërtetuar edhe pas ekzaminimeve të bëra.

Zgjebja është një sëmundje infektive që shfaqet nga kushtet jo të mira higjieno-sanitare, por edhe përmes kontaktit të lëkurës. Duke nisur nga ky rast institucionet shëndetësore po monitorojnë të gjithë personat e prekur nga tërmeti që janë strehuar në zonën e Shëngjinit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME