Categories Sport

Dramë për futbollistin e Serisë A

Futbollisti i Atalantës, Josip Ilicic vuan nga probleme me shëndetin mendor që nga nga viti 2020. Shpërthimi i virusit Covid-19, që në Evropë vatrën kishte në qytetin e Bergamos në Itali dhe kjo ka ndikuar shumë keq te Josip Ilicic. Futbollisti slloven kishte munguar një kohë të gjatë te skuadra e tij, pasi kishte rënë në depresion të thellë. Lojtari ka filluar të luajë Atalantën, por asnjëherë nuk kapi formën e tij të dikurshme. Për të ka folur së fundmi trajneri Gasperini.

Ai u shpreh: Nuk është kurrë e lehtë për mua të flas për një gjë të tillë, sepse është një gjë shumë personale. Unë mund të them vetëm se ne gjithmonë do të jemi afër tij, sepse këto janë situata që shkojnë përtej futbollit, përtej profesionit. Ne e kemi njohur atë për disa vite, kemi pasur momente të lumtura së bashku. Mund të themi se ai është normal, person pozitiv, por brenda mendjet tona janë si xhungël.

Është e vështirë për psikiatrit të gjejnë se çfarë ndodh, lere më ne. Unë vetëm shpresoj se ai mund të kthehet dhe të rigjejë kënaqësinë në fushën e blertë. Ai e di se si person do ta presim gjithmonë. Si lojtar, nuk mund të përgjigjem, është e paparashikueshme dhe delikate.” Disa media në Slloveni raportonin asokohe se depresioni i Ilicic kishte ardhur pasi e dashura e tij e kishte tradhtuar dhe që prej asaj kohe, futbollisti nuk është në gjendje të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME