Categories Lajme

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe bëri aksident, pranga 45-vjeçarit në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 45-vjeçar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Burime zyrtare bënë me dije se nën efektin e alkoolit, shtetasi me inicialet E. M., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me elementë të sinjalistikës rrugore, duke shkaktuar dëme materiale

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të Grabovicës, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, është përplasur me elementë të sinjalistikës rrugore, duke shkaktuar dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 33 vjeç dhe G. Zh., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi  në lagjen nr. 4, Pogradec, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta (shishe) një 39-vjeçar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME