Categories Lajme

“Sulmi më mizor ndaj hebrenjve që nga Holokausti”, Von der Leyen viziton Izraelin

Ky është sulmi më mizor kundër hebrenjve që nga koha e Holokaustit dhe ne mendonim se nuk mund të ndodhte më, por ja që ndodhi, deklaroi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

”Përballë kësaj tragjedie të papërshkrueshme, ka vetëm një përgjigje të mundshme, ajo që Evropa qëndron përkrah Izraelit. Dhe Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Në të vërtetë, ai ka për detyrë të mbrojë popullin e tij”, shtoi ajo.

“Parlamenti Evropian ka shprehur solidaritetin e tij më të fortë me popullin e Izraelit. Ne duhet dhe mund ta ndalojmë Hamasin dhe mund të punojmë së bashku për pasojat humanitare me të cilat po përballemi”, shtoi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjatë takimit me Von der Leyen dhe presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.

“Ne ishim në Kfar Azza, nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Unë pajtohem plotësisht me thirrjen e Izraelit drejtuar Hamasit për të liruar menjëherë pengjet dhe për të ndaluar përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore, siç ka bërë shpesh”, shpjegoi Von der Leyen.

“Ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin tonë me popullin izraelit pas sulmit të tmerrshëm terrorist nga Hamas”, shkruan ajo në X.

“Terrori nuk do të mbizotërojë… Ne mund dhe duhet ta ndalojmë Hamasin. Dhe të bëjmë gjithçka është e mundur për të zbutur pasojat humanitare”, shtoi Metsola.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ishin në kibucin Kfar Azza, skenë e një prej masakrave më brutale midis atyre të kryera nga Hamasi të shtunën e kaluar.

“Ne ishim në Kfar Azza. Një nga epiqendrat e mizorive të kryera nga Hamasi fundjavën e kaluar. Tmerri i asaj që ndodhi këtu është i papërshkrueshëm. Ne vajtojmë bashkë me familjet e viktimave”, shkroi edhe Von der Leyen.

Të dyja postuan imazhin e tyre në kibuc, të veshur me jelek antiplumb dhe të rrethuar nga ushtarë.

Ato dhe presidenti izraelit u detyruan të ndërpresin takimin e tyre në Tel Aviv për t’u strehuar në një bunker gjatë alarmit për një sulm ajror.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME