Categories Lajme

Drejtori i QSUT-së Florenc Spaho jep dorëheqjen, emërohet në detyrë aktivistja e Diasporës nga Kanadaja

Ndryshimi i ministrave në dikasterin e Shëndetësisë ka sjellë ditën e sotme lëvizje në disa prej drejtorive të këtij institucioni. Drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho ka dhënë dorëheqjen dhe vendin e saj e ka zënë Anxhela Paparizo.

QSUT-ja është një nga drejtoritë e mëdha të administratës që ka pësuar më shumë ndryshime në drejtim gjatë dy viteve të fundit.

Pas largimit të Albana Ficos, e cila e mbajti postin e drejtoreshës së QSUT-së nga dhjetori 2021 deri në mars 2024, kjo drejtori duket se nuk ka gjetur qetësi.

Alma Cani pasoi Ficon nga marsi 2024 deri në maj 2025. Më pas ajo dha dorëheqjen dhe vendin e saj e zuri Donjeta Bali e cila qëndroi në detyrë vetëm dy muaj.

Në korrik 2025 drejtimin e QSUT-së e mori Florenc Spaho, ish deputeti socialist që nuk u konfirmua në 11 maj. Edhe ai e mbajti postin vetëm për 2 muaj kur sot dha dorëheqjen për ti lënë vendin Angela Paparizos.

Kjo e fundit do të lërë Kanadanë për të drejtuar QSUT-në. Paparizo ka qenë Menaxhere e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Burlingtonit.

Ajo ka shërbyer në Bordin Drejtues të Shoqatës së Turizmit Rajonal RTO3, në Bordin Drejtues të Qendrës për Performancë të Burlingtonit dhe është Bashkë-kryetare e Komitetit Drejtues të Strategjisë për Emigrantët e Rinj – Partneriteti Lokal për Emigracionin në Halton, ndërkohë që është edhe Kryetare në detyrë e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME