Categories Lajme

Shkaku/ U vetëplagos me pistoletë, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë! Armën e hodhi brenda një automjeti për të fshehur gjurmët

Pasi u vetëplagos ditën e djeshme dhe u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore, policia ka arrestuar Skerdi Mehmetaj alias Piperi, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “10 Korriku”. 37-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht me një pistoletë në këmbë e më pas armën e ka hedhur brenda në një automjet të tipit “Audi Q5” e bardhë me targa AB461JK.

Skerdi Mehmetaj e ka pasur armën të fshehur në një çantë dore dhe pas ngjarjes aksidentale e ka hedhur brenda në një automjet të rastësishëm me qëllim fshehjen e gjurmëve.

Xhami i parë i makinës ka thyerje dhe kjo tregon se i plagosuri e hodhi pistoletën brenda mjetit. Momentalisht 37-vjeçari po merr mjekim në spitalin e Vlorës ku ndodhet jashtë rreziku për jetën ndërsa është sekuestruar arma me 16 fishekë në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje.

Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME