Categories Lajme

Drejtori i Spitalit të Traumës: 15 të shtruar, 3 në gjendje të rëndë

Drejtori i Traumës, Arben Zenelaj, përmes një deklarate paraprake të situatës është shprehur se deri në këto momente në spitalin e Traumës janë paraqitur 180 persona për shkak të dëmeve nga tërmeti. Ai tha se vijojnë të jenë në gjendje të rëndë 3 persona, një prej të cilëve i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Zenelaj tha se një prej tyre është nga Durrësi dhe dy nga rrethinat e Tiranës. “Janë të shtruar 15, 20 prej tyre në ekzaminime, 3 në gjendje të rëndë. Pjesa tjetër janë me dëmtime më të lehta. Numri i pacientëve që janë paraqitur në spital është 180. Në momentin që vijnë në spital të bashkëpunojnë me personelin mjekësor. Të gjitha spitalet janë në gjendje gatishmërie. 1 pacient është operuar. Një prej tyre nga Durrësi, dy të tjerët nga zonat e Tiranës”, tha Zenelaj. Ministria e Shëndetësë njofton se në spitalin e Durrësit kanë marrë trajtim mjekësor 150 persona ndërsa në QSUT 60 të tjerë.

Njoftimi i plotë
Ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë në spitale për t’i dhënë ndihmën e parë çdo qytetari në nevojë, si pasojë e tërmetit të fortë që goditi vendin.

Janë paraqitur për trajtimin e duhur mjekësor 180 të lënduar në spitalin universitar të Traumës, prej të cilëve 15 janë shtruar në spital, prej tyre 3 janë në gjendje më të rënduar.

Në Spitalin e Durrësit 150 të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa vijojnë të mbërrijnë qytetarë që kanë nevojë për ndihmë.

60 të lënduar janë trajtuar në QSUT

Qendra e koordinimit të Urgjencës ka pritur 392 thirrje dhe janë realizuar 91 misione në spitale.

Ministrja Manastirliu po ndjek nga afër situatën bashkë me ekipin e shëndetësisë që po japin ndihmën e nevojshme shëndetësore çdo qytetari në nevojë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME