Categories Lajme

Drejtori u kërcënua me jetë, reagon IMT: Veprojmë në zbatim të ligjit dhe të vendimeve në fuqi

Efektivë të komisariatit nr.3 në Tiranë kanë shoqëruar 61-vjeçarin Leonard Nikolli, pasi mesditën e sotme ka shkuar në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi. Ky i fundit ka bërë edhe kallëzimin në polici duke pretenduar se Nikolli e ka kërcënuar se do ta vriste dhe se kishte armë.Burime bëjnë me dije se Nikolli ka thënë sapo ka hyrë në institucion: “jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras?”.

Mbi ngjarjen ka reaguar IMT, duke deklaruar se dënon çdo akt kërcënimi apo presioni ndaj punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës.

“Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dënon çdo akt kërcënimi apo presioni ndaj punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës.
Në lidhje me ngjarjen e sotme, ku u kërcënua z. Klajdi Meçi, sqarojmë se IMT vepron në zbatim të ligjit dhe të vendimeve ligjore në fuqi.
IMT do të vijojë me profesionalizëm dhe integritet në mbrojtje të interesit publik dhe të qytetarëve, pa u ndalur përballë zaptimit të hapësirave publike, deri në lirimin e çdo hapësire që u përket qytetarëve”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME