Categories Lajme

Drejtoria e Bujqësisë në Vlorë dhe Fier shpërndan tollone nafte për fermerët, një ditë para zgjedhjeve

Në drejtorinë e Bujqësisë në Vlorë dhe në Fier po shpërndahen masivisht tollone me naftë për fermerët, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Edhe pse dita e sotme është pushim për administratën, duket se drejtoritë lokale janë duke i bërë shërbimet e fundit qeverisë së Edi Ramës, edhe pse fermerët e prisnin naftën prej muajsh.

Ata kanë thënë për gazetaret  në Vlorë dhe në Fier se për naftën ishin në pritje që prej dy muajsh, dhe vetëm dje janë njoftuar për tërheqjen e tyre. Vetë fermerët e pranojnë se kjo mund të ketë lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme, por shprehen se nafta është një e drejtë që e takon dhe janë të detyruar që ta marrin.

Gazetarja Hysaj është përballur me refuzimin e punonjësve të drejtorisë së Bujqësisë në Vlorë për të dhënë një koment, mbi arsyet se pse janë të hapur dhe ditën e shtunë, ndërsa shtojnë se po e do nevoja do të dalin edhe të dielën në zyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME