Categories Lajme

“Driblonte me tabaka në dorë”, trajneri i parë i Asllanit: Nuk është çudi që e mori Interi

Kristjan Asllani, i blerë kësaj vere nga Empoli dhe tashmë i ekspozuar për mirë në fazën përgatitore tek Interi, ndodhet në qendër të vëmendjes. Për mesfushorin shqiptar, i cili tashmë ka gjetur golin e parë te zikaltrit, ka folur në “Tuttosport” trajneri i tij i parë, Kristiano Filipi, i cili e bindi të zgjidhte Butese kur ishte vetëm pesë vjeç.

“Ishte pesë vjeç, por që atëherë kishte talent të rëndësishëm. E mbani mend golin e tij të parë në Serie A kundër Interit? Epo, a mendoni se me ne, pavarësisht moshës shumë të re, ai driblonte tre, katër kundërshtarë dhe godiste pandalshëm në rrjetë.

Është e vështirë që një fëmijë i asaj moshe të kishte një talent të tillë. Ne e dinim tashmë se çfarë prisnim prej tij. Unë kisha një aktivitet tregtar, një lokal. Dhe Kristjan, që në moshë shumë të vogël luante aty pranë me fëmijët e tjerë në sheshin e qytetit.

E shihja me topin në këmbë nga mëngjesi deri në darkë, ndonjëherë driblonte brenda lokalit me tabaka në dorë, pa i rënë gjë fare. Një ‘kërcim’ që tregonte edhe më shumë cilësitë e tij teknike”, tha Filipi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME