Categories Lajme

Qeparo, Himarë \Ndërtoi pa leje një objekt, në një sipërfaqe toke që nuk e kishte në pronësi, në Qeparo, shpallet në kërkim 38-vjeçari

Qeparo, Himarë Ndërtoi pa leje një objekt, në një sipërfaqe toke që nuk e kishte në pronësi, në Qeparo, shpallet në kërkim 38-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas po ndërtonte pa leje, në fshatin Qeparo, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi I. P. kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një objekt 1-katësh, në një sipërfaqe toke që nuk e kishte në pronësi. Në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të bashkisë Himarë u morën masat për prishjen e ndërtimit pa leje, me qëllim rikthimin e hapësirës në gjendjen fillestare.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe u shpall në kërkim policor shtetasi I. P., 38 vjeç, banues në Tiranë. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME