Categories Lajme

“Drita e shpresës më e fortë se kurrë”/ Aria 3 vjeçare kryen me sukses operacionin për të rifituar dëgjimin

Drita e shpresës së kësaj dite Krishtlindjesh ka mbërritur më e fortë dhe më e ngrohtë se kurrë në familjen e Arias tre vjeçare. Kryeministri Edi Rama publikoi sot historinë e Arias, e cila sapo ka kryer me sukses operacionin e implantit koklear për të rifituar dëgjimin, financuar 100% nga shteti shqiptar. Një email i dërguar nga halla e saj në platformën www.shqiperiaqeduam.al dhe bashkëveprimi në kohë reale i ekipit të bashkëqeverisjes me skuadrën e shëndetësisë bëri që procedura për operacionin e vajzës të trajtohej me përparësi, duke tejkaluar pengesat dhe vonesat e shkaktuara nga situata e pazakontë me pandeminë për kryerjen e tij

“Krenar për ndjeshmërinë që ekipet tona dëshmojnë çdo ditë, pavarësisht pengesave që mund t’i bëjnë betejat të vështira, por kurrsesi të pamundura”, – shprehet Rama. Nëna e Arias, tregon për ERTV se “e kuptova kur vajza ishte në moshën 1 vjeçare dhe ishte një moment i pabesueshëm. Ishte një nga momentet më të vështira mendoja se nuk do ia dilja dot. Por ndoshta ka qenë fati i Arias dhe me ndihmën e bashkëqeverisjes kjo ëndërr u realizua , kjo ke qenë një nga dëshirat më të mdha dhe ëndrra më e madhe”.

“Një nga gjërat që i jam më shumë mirënjohëse shtetit është se operacioni kushtonte shumë dhe mua më dukej e pamundur prej situatës sonë ekonomike. Operacioni u financua nga qeveria dhe unë do jem falenderuese gjithë jetën. Ishte dhurata më e bukur që Aria mund të merrte për fundvit”, tha mamaja e Arias. Ndërsa Arlinda, halla e Arias, shprehet se “emaili që dërgova te bashkëqeverisja i dha një shtysë më të madhe procesit. Brenda 8 ditëve mora përgjigjen pozitive që Aria do ishte nga fëmijët e parë për kryerjen e operacionit”. “Operacioni u krye me sukses dhe tani po presim me padurim që Aria të vendosë edhe aparatin që të fillojë të dëgjojë”, – tha Arlinda Mehmeti. Një e-mail në platformën e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” mund ti jape zgjidhje shumë shqetësimeve dhe problematikave në raport me përfitimin e shërbimeve të caktuara.  Nga janari deri më sot janë 9548 raste të zgjidhura përmes kësaj platforme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME