Categories Lajme

Dritan Leli: Ka ardhur koha që të ketë iniciativë për Sazanin, natyra në ishull është e mrekullueshme

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, duke folur për Sazanin, me gazetarin Sokol Balla për emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ka ardhur koha që të ketë një projekt ose inicitivë për Sazanin.  Leli u shpreh se duhet të ketë iniciativë për të ndryshuar Sazanin, pavarësisht se kjo iniciativë vjen nga bashkia apo nga tjetër institucion shtetëror.

“Sot që flasim, Sazani vazhdon të jetë territor, pjesë e Bashkisë së Vlorës, kurse menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes.  Është zonë ushtarake. Nuk ka pasur inicitivë bashkiake për Sazanin. Mendoj se ka ardhur momenti që të ketë iniciativë për Sazanin, pavarësisht nëse e bën bashkia apo tjetër institucion.

Mendoj se ka ardhur koha që të ndodhë. Ishulli i Sazanit do strategji të mirfilltë zhvillimi.  Ky ishull është parajsë e vërtetë dhe mungesa e njerëzve ka bërë që natyra të shpërthejë me bukuri. Natyra është shumë e bukur në këtë vend. Mendoj që ka ardhur koha që Sazani të ndryshojë”, tha Leli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME