Categories Lajme, Turizëm

Sazan/ Leli tregon për dasmën e vetme në ishull dhe klasën ku studioi

Rrëfime të pathëna me parë vijnë sot përmes emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, teksa tregon jetën e tij në vegjëli në Sazan, ndan detaje interesante nga ishulli. Përgjatë soditjes së ishullit bashkë me gazetarin Sokol Balla, Leli pohoi se në ishull gjatë kohës së qëndrimit të tij kishte pasur një dasmë në lokalin e vetëm të Sazanit. Ai tha se madje nusja, një vajzë e bukur që ishte martuar me një ushtarak, kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në katërsilurues, një anije luftarake, pasi ishte vonë për t’u dërguar në Vlorë.

Po ashtu, Leli shkoi dhe në shkollën e Sazanit, atje ku kishte bërë mësim nga klasa e 2-të, deri në të 8-ën. “Kjo është shkolla ime. kam bërë klasën e dytë deri në klasën e 8. Kam kujtime të bukura. Këtu ka ngelur dyshemeja. Patjetër që po (Ka pasur histori dashurie). Unë jetova në Sazan një dasmë. Ishte një vajzë simpatike, u martua me një ushtarak. Ka qene një nga eventet e kësaj kohe. Të gjithë dasmorët ishin jo njerëz të familjes. Por njerëz të ishullit.

Të gjithë banorët e ishin si një familje. Kjo klasë ka qenë në klasën e 4, e kisha me pamje nga deti. Kur djali im erdhi këtu për herë të parë më tha; “babi ke qen me fat sepse keni bërë mësim me pamje me piktura jashtë”. Unë e konsideroj veten me fat që jetova në një ishull, pasi ishin të një niveli të lartë. Dhe në shkollë ishim sikur të ishim në një shkollë private. Maksimalisht ishim 12 nxënës në një klasë. Nuk e kujtoj një gjë të tillë (Nëse ka pasur krime). Isha shumë i vogël për (Dashuri) ndoshta platonike. Në këtë klasë dhe në këtë bankë ka qëndruar vëllai im, që sot nuk jeton më. E kam humbur. Kemi qenë të lidhur me njëri tjetrin dhe kemi pasur nostalgji. Jeta e banorëve ishte e lidhur me misionin ushtarak të kryefamiljarit. Ka pasur edhe zonja që ishin pjesë e ushtrisë. Ka pasur mësues, që punon këtu dhe nuk kishin lidhje me ushtrinë. Varreza nuk ka.

Në kujtesën tim nuk kujtoj të ketë pasur varrime. Ka pasur aksidente, por kaq. Ka pasur incidente ushtarësh në shërbim. Këtu njerëzit ishin përgjithësisht të ardhur nga vende të ndryshme. Aty përballë ishte dhe ‘Shtëpia e qejfit’. Ishin italiane, që plotësonin dëshirat e ushtarëve italinë që vinin në ato vite aty. Kështu thonë. Sazani kishte një kinema dimërore dhe një verore. Gjatë një stërvitje, u godit hoteli me predhë, që ishte ndërtuar nga italianët. (Shkojnë në lokalin e vetëm të Sazanit) Këtu u bë dasma. Nusja e parë e Sazanit ka lindur katërsilurues (anije luftarake), pasi nuk arritën që të dërgohej në Vlorë.”, tha ai.

 \\]

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME