Categories Lajme

Drogë me vlerë 60 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Njëmbëdhjetë gram kokainë dhe tetë kilogram marijuanë u zbuluan të dielën e 18 shtatorit nga karabinierët e komandës provinciale të Perugias.

Një shqiptar, i cili ishte dëbuar nga Italia dhe ishte kthyer në mënyrë ilegale është arrestuar. Droga e sekuestruar nëse do të dilte ne treg do të kishte një vlerë prej 60 mijë eurosh.

Të dielën pasdite, siç njofton komanda provinciale e Perugias, ushtria bllokoi një automjet pas një ndjekjeje të shkurtër. Në makinë ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve (shqiptari) u shfaq mjaft nervoz.

Gjatë kontrollit iu gjet 11 gram kokainë të cilën e kishte fshehur në pantallona dhe 1300 euro cash.

“Kërkimi, shpjegojnë karabinierët, bëri të mundur edhe gjetjen e dy palë çelësave që i atribuohen dy shtëpive.”

Në shtëpinë e parë, ku shqiptari jetonte me gruan, hetuesit zbuluan para të tjera të fshehura në mobiljet e dhomës së ndenjes dhe një bllok me të gjitha aktivitetet e shitjes me pakicë të drogës, sipas medieve italiane. 

Shqiptari, i dëbuar  i dëbuar nga territori italian me ndalim të rihyrjes deri në vitin 2031, tani ndodhet në burgun e Perugias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME