Categories Lajme

“Thyhet” zemra e “çunave të Londrës”/ Policia heq bustin e Mbretëreshës në Kukës pas padisë së Safet Gjicit

Policia e Kukësit e ka zhvendosur nga sheshi i Pallatit të Kulturës bustin e Mbretëreshës Elisabeth II, e cila ishte vendosur aty nga persona ende të panjohur në shenjë respekti.

Gjithçka ndodhi pasi kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u ndje i fyer nga ky veprim, ku me sa duket ai ka patur në plan ndonjë vepër edhe më cilësore në nder të Mbretëreshës.

Mësohet se Safet Gjici ka bërë padi në polici për vendosjen e bustit duke theksuar para oficerëve të policisë gjyqësore se ky veprim kishte fyer komunitetin kuksian.

Pas heqjes nga sheshi, busti është dërguar në ambientet e rajonit të Policisë së Kukësit, ku efektivët janë duke bërë procedurat për të gjetur personat që e vendosën aty duke paragjykuar qëllimin e mirë të tyre me sa duket.

Duket se “fjalën” për bustin e Mbretëreshës Elisabeth do ta mbajnë vetëm hasjanët, të cilët kanë premtuar vendosjen e bustit aty, i cili do të ngrihet me paratë e “çunave të Londrës”. Megjithese me shume jane nga Kukesi, çka mund t’ua “thyeje” zemren!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME