Categories Lajme

Droni përplaset me avionin e Donald Trump

Një dron ka goditur lehtë avionin me të cilin udhëtonte presidenti amerikan Donald Trump. Sipas informacioneve të dhëna nga agjensia “Bloomberg”, objekti në formë kryqi verdh e zi është parë nga disa pasagjerë të avionit Boeing 757 mbi të cilin fluturonte kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke u kthyer nga New Jersey.

Shërbimi sekret dhe autoritetet ajrore amerikane nuk e kanë konfirmuar një ngjarje të tillë, por incidenti duket se hyn në një ndër mijëra të tillë që ndodhin çdo vit në SHBA. Dronët e përdorimit civil peshojnë disa kilogramë. Disa studime të fundit kanë vënë në dukje se megjithëse të lehtë në peshë, edhe një dron modest mund të shkaktojë dëme jo të vogla.

“Federal Administration Aviation” merr çdo vit me mijëra denoncime për dronë që fluturojnë shumë afër avionëve ose në zona të caktuara ajrore ku u ndalohet të qarkullojnë. Pjesa më e madhe e denoncimeve bëhet nga pilotët e avionëve. Normativa në fuqi parashikon që dronët civilë mund të fluturojnë deri në lartësinë 122 metra mbi tokë, gjithnjë nën mbykqyrjen e përdoruesit të tyre.

Në vitet e fundit ka patur incidente, ku dronët kanë goditur avionë, por në asnjë rast nuk ka pasur probleme serioze ose të plagosur. Në 2017-ën, një dron që fluturonte ilegalisht pranë New York-ut ka goditur një helikopter të ushtrisë amerikane. Megjithëse i dëmtuar, helikopteri ka arritur të ulet në tokë brenda kushteve të sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME