Categories Sport

Igli Tare ndihet i tradhtuar nga David Silva: E respektoj si futbollist, por jo si burrë

Në mënyrë krejt të befasishme, klubi bask i Real Sociedadit njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka firmosur me fantazistin spanjoll David Silva, i cili vetëm pak ditë më parë i dha fund eksperiencës 10-vjeçare te Manchester City. Ky lajm ka qenë një “rrufe në qiell” të hapur për italianët e Lazios, të cilët kishin arritur marrëveshjen me futbollistin 34-vjeçar dhe kishin prenotuar edhe vizitat mjekësore, ndërsa pritej vetëm përfundimi i aventurës europiane me Manchester City-n.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare nuk e ka fshehur zhgënjimin dhe në një deklaratë në sajtin zyrtar të klubit bardhekaltër ka kërkuar sqarime nga fantazisti spanjoll, duke shtuar se e respekton Davis Silvën si futbollist, por aspak si njeri. “Mësova për transferimin e David Silvës te skuadra e Real Sociedad. Kam respekt të madh për futbollistin, por jo për njeriun”, tha Igli Tare në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të klubit bardhekaltër.

Sipas mediave në Itali, Lazio dhe David Silva kishin arritur akordin për një kontratë 3-vjeçare me pagë 10 milionë euro në total dhe një bonus në momentin e nënshkrimit. Gjithashtu klubi bardhekaltër i kishte premtuar edhe vënien në dispozicion të një avioni privat, për të udhëtuar sa herë të donte drejt familjes së tij në Spanjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME