Categories Showbiz

Dua Lipa bëri krenar çdo shqiptar në Kosovë

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja Dua Lipa u filmua gjatë festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë teksa kërcente me flamurin shqiptar në krahë “Vallen e Tropojës”. “Disa netë, duket të ngrihesh dhe t’i tregosh njerëzve se sa shqiptare je.”- shkruante Dua krahas videos e cila ka bërë xhiron e botës. Madje, ky moment është komentuar edhe nga mediat serbe.

“Telegraf.rs” ka bërë një shkrim për këngëtaren, duke u fokusuar tek flamuri shqiptar të cilin Dua e mbante në duar gjatë gjithë kohës kur kërcente. “Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë. Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo. Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë. Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.

“Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja.”- ishin fjalët e shkruara në median serbe, e cila nuk ka mundur të mos i kushtojë një artikull këngëtares shqiptare që po na bën të gjithëve krenarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME