Dua Lipa u shfaq me shumë stil në numrin e ri të “Vogue Spain”. Dua Lipa ka pozuar për numrin e ri të “Vogue Spain”, ku u shfaq me shumë stil, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga fotosesioni për këtë revistë, ku u shfaq e veshur me kostume të ndryshme. Ajo u shpreh se është me fat që pati rastin të pozonte për “Vogue Spain”. Për ndryshe, Dua Lipa pritet që në fund të vitit ta publikojë albumin e ri muzikor, i cili numëron disa projekte të reja.