Categories Lajme

“Dua një derë…”, Tea e “Përputhen” sqaron mesazhin me një biznes që bëri xhiron në rrjet

Para pak ditësh në rrjetet sociale qarkulloi një mesazh që Te Trifoni, vajza e “Përputhen”, i ka kërkuar reklamim një biznesi për takimin me djalin e tatuazheve, Elvisin. “Përshëndetje, këtë javë kam takimin me Elvisin nis do doje të bëje një reklamim për biznesin tënd do isha mëse e kënaqur ta bëja takimin tonë në biznesin tënd”, i shkruan në fillim Tea. Përgjigja e biznesit është ironike duke i thënë se çfarë takim mund të realizohet në një kompani ndërtimi.

“Më fal por unë kam firmë ndërtimi, çfarë lloj takimi mund të bëje në mes të llaçit e betonit? Dhe për më tepër çfarë do doje si shpërblim?”, i përgjigjet biznesmeni. Ndërkohë Tea i përgjigjet që të mos ta vrasë mendjen për atë pjesë, pasi i kthehet se do një derë të blinduar dhe t’i ngritur katin e dytë të shtëpisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e saj, Tea u shpreh se mesazhi në fjalë është fals. Madje sipas saj kjo duket qartë që te mbiemri që është i shkruar me dy “f”.

“Profili është fals dhe mesazhi është i ekzagjeruar. Nëse shikoni te emri dhe mbiemri është mbiemri me dy “f”, dhe nga këtu duket se është adresë false”. As nuk kam futur njeri që të shkruaj në emrin tim. Mesa duket emrat në emisionin “Përputhen” përbëjnë lajm dhe marrin klikime”, shprehet Tea. Ndërsa e pyetur nëse u shqetësua nga këto lajme që qarkulluan menjëherë në mediat online, bukuroshja bionde tha se jo.

“Në fakt u shqetësua mami. Më mori në telefon dhe më tha se çfarë bën moj vajzë. Kjo më shqetësoi më shumë. Kam qeshur kur e lexova sepse ishte absurde dhe e ekzagjeruar. Nuk i kam shkruar adresës false, sepse nuk doja t’i jepja më shumë rëndësi, pasi ia kanë dhënë mediat”, vijoi Tea. Kjo e fundit shtoi se nuk e kishte menduar se dikush do të donte që të përfitonte nga emri i saj. Ajo vijoi duke thënë se mendon se gjithçka është krijuar për klikime dhe se që kur u bë pjesë e “Përputhen” janë hapur shumë profile false me emrin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME