Categories Lajme

“Dua rezultate!”, Rrumbullaku u ‘tërheq veshin’ drejtuesve të policisë: Godisni aty ku është problemi

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku ka vijuar takimet me strukturat qendrore dhe vendore për njohjen e efektivëve me objektivat që ka Drejtori i Përgjithshëm, si dhe adresimin e problematikave dhe detyrave, me qëllim ndryshimin e menjëhershëm të situatës.

Gjatë takimit me strukturat e policisë së Durrësit, Rrumbullaku ka kërkuar ndryshim të metodologjisë së punës së drejtuesve të strukturave policore duke filluar nga drejtori dhe deri te shefat e seksioneve.

Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar përmirësim të menjëhershëm të cilësisë së rezultateve të seksioneve për Hetimin e Krimit Ekonomik, për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe të atij për Krimet e Rënda.

“Punoni në bazë të informacioneve, bashkëpunoni me qytetarët, me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe godisni aty ku është problemi. Luftoni krimin e organizuar dhe çdo paligjshmëri tjetër që konstatohet në terren.

Lokalizoni dhe kapni personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri ose lëndë narkotike.

Monitoroni dhe mbani nën kontroll personat me tendencë kriminale në fushat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

Është bërë një punë e mirë parandaluese në terren, për uljen e kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Durrës, por duhet bërë më shumë për të luftuar tentativat e kultivimit në ambiente të mbyllura.

Shërbimet e Policisë në terren duhet të rritin performancën në drejtim të komunikimit me qytetarët apo të ndjekjes dhe zgjidhjes së problematikave që kanë apo adresojnë qytetarët.

Shefat e sektorëve të kontrollojnë dhe të instruktojnë strukturat përkatëse në varësi.”– ishin disa prej porosive të Rrumbullakut.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga strukturat e DVKM Durrës që të rritet autoriteti, roli dhe forca parandaluese e goditëse e Policisë Kufitare në port.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME