Categories Opinion, Politike

“Dua të bëhën zgjedhjet që nesër, urgjent”,gazetari: Të zhduket ajo dyzinë karagjozësh!

Nga Mentor Kikia

Nuk i duroj më këta karagjozë që paguhen si deputetë me paratë e mia!

Unë dua që të bëhen zgjedhje parlamentare që nesër. Dhe nuk më intereson fare se cila parti fiton. Dua të jem tërësisht i papërgjegjshëm për forcën politike dhe programin ekonomik. As ma ndjen fare për negociatat dhe integrimin. Dua vetëm të zhduken nga ai parlament një dyzinë karagjozësh e palaçosh, që marrin guximin e dalin edhe nëpër ekrane.
Edhe ata quhen ligjvënës. Edhe ata paguhen më paratë e mia. Unë punoj 12 orë në ditë, bëj vetëm një ditë pushimn në javë dhe paguaj 25% të pagës time taksë. Me paratë e mia paguhen këta qelbësira, që nuk dinë të lidhin asnjë fjalë, që bëjnë biznes me mandatin e deputetit dhe që me errin sytë kur i shikoj. Me paratë e mia këta kanë të drejtë të marrin edhe pension suplementar kur të dalin në pension, që do të jetë sa trefishi i pensionit tim. Këta palaço cirku kanë të drejtë edhe të kurohen jashtë vendit, po me paratë e mia, kur tu rrezikohet shëndeti. Po me paratë e mia, këta kanë të drejtë të marrin edhe kredi të buta, po të butra fare, pa interes, për të blerë shtëpi. Unë paguaj kreditë e bankave që të thithin gjakun, kur ta mbarosh.
Ndaj zgjedhje urgjent!
Dhe urgjent shqiptarë, në këmbë, të gjithë. Të hiqen të gjitha privilegjet që deputetët gëzojnë me ligj. Sepse nuk meritojnë as një kacidhe nga paratë e djersës tonë, pale privilegje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME