Categories Lajme

”Duam pagat tona”, protestë e punëtorëve të Baypasit në Fier

Një pjesë e punëtorëve të Baypasit të Fierit kanë dalë sot në protestë për shkak të mosdhënies së pagave. Janë më shumë se 600 punëtorë të 55 firmave nënkontraktore dhe furnitorë që punojnë për Bypass-in e Fierit ata që kërkojnë dhënien e pagave të prapambetura.

Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën korrik 2016 deri në janar 2017. Protestuesit kanë bllokuar rrugën Fier-Lushnje, në Mbrostar, me thirrjet ‘’duam pagat tona”.

Në datë 1 nëntor në takimin që kanë zhvilluar me ministrin Damian Gjiknuri punëtorëve iu është premtuar se në dakordesi me kryeministrin po përgatitet një VKM për të kryer pagesat.

Ne kërkojmë qe ky premtim i ministrit të behet publik dhe të behet një marrëveshje ligjore ndërmjet shtetit dhe kompanive. Ne nuk lejojmë rifillimin e punimeve pa u shpërblyer duke krijuar barrikadë njerëzore. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri në janar 2017 ne jemi të papaguar”- shprehen punonjësit.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët që ankohen se nuk janë dëmshpërblyer.

Tenderimi fillestar për Bypass-in e Fierit ka qenë 39 milion euro, ndërkohë ri tenderimi në momentin që janë kryer mbi 60 % të punimeve është mbi 37 milion euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME