Categories Lajme

“Duan të dalin e të bredhin rrugëve”, flet motra e radikalit fetar që ngujoi gruan e fëmijët: Ai është njish! I marrshi të keqen

Motra e radikalistit Xherxh Laçi ka mohuar se vëllai të ketë probleme të shëndetit mendor.

Ndryshe nga çfarë deklaroi i ati, ajo shprehet para mediave se nuk është i sëmurë dhe fëmijët nuk kanë vijuar arsimin e mesëm për shkak të problemeve ekonomike.

Ajo hedh akuza ndaj qeverisë që nuk i ndihmon për të gjetur punë. Ndër për pretendimet e gruas dhe fëmijëve se janë ngujuar për 6 vite, shprehet se e bëjnë për të dalë.

“Të lirohet e t’i gjejnë Xherxhit një punë të lehtë, roje ta çojnë. Të çoje fëmijët në shkollë. Gruan t’ja fusin në një punë, pastruese në bashki a kudo.

A ka shtet apo jo? Ti marri se ka punë plot. Problemet janë të qeverisë se ka dhënë urdhër të prishë shtëpinë. Xherxhi nuk është i sëmurë, është me diabet, asnjë sëmundje nuk ka.

Trutë fiks fare i ka. Të shkojnë të arrestojnë doktorin pse nuk i jep pension Xherxhit. Gruan e fëmijët nuk i ka dhunuar, në asnjë mënyrë. S’është e vërtetë.

Pretendojnë se duan të dalin e të bredhin rrugëve. Nuk i ka mbajtur as ngujuar. Nuk ka mundësi Xherxhi t’i çojë në gjimnaz. Xherxhi ka mbaru shkollën e lartë, profesor është. Ai është njish, i marrtë të keqen kush e shan”, tha Rita Kaca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME